Dy skuadrat nga Manchesteri në garë për Matazo!

Manchester City dhe Manchester United janë duke udhëhequr garën për adoleshentin e talentuar belg Elio Matazo, raporton Voetbal Belgie.

16 vjeçari pritet që të largohet nga Anderlechti këtë verë dhe të dy skuadrat nga Manchesteri janë në garë që ta sjellin adoleshentin në Premier League.

Disa klube nga Bundesliga së bashku me Barcelonën dhe Real Madrid janë në garë për të firmosur me mesfushorin 16 vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here