Fernando Alonso i nënshtrohet testit antidoping

Fernando Alonso mëngjesin e ditës së djeshme ka pasur një vizitë surprizë. 

Në gjashtë të mëngjesit kur ka hapur derën e shtëpisë së tij ai e ka parë presidentin e agjencisë botërore për antidoping. Të punësuarit e agjencionit kanë të drejtë të kryejnë testin ndaj çdo sportisti pa i paralajmëruar ata.

Alonso e ka bërë të ditur këtë në rrjetet sociale.

Fernando Alonso është piloti i dytë i Formula 1 që i është nënshtruar këtij testi. Romain Grosejan të hënën e kaluar gjithashtu ka kryer testin antidoping.

Deri tani Formula 1 mbetet nga sportet e rralla që nuk ka pasur skandal me doping, mirëpo kontrrollimet janë shtuar, Ricardio ka bërë të ditur se ka kryer testin antidoping gjatë krishtlindjeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here