Juve dhe Conte dëshirojnë Florenzin!

Juventus dhe Antonio Conte janë shumë të interesuar për të firmosur me lojtarin e Romës, Alessandro Florenzi, raporton Tuttosport.

Skuadra juventine akoma nuk ka bërë një lëvizje konkrete për futbollistin por bashkëlojtarët në kombëtaren italiane kanë filluar të flasin me Florenzin për ta bindur për tu transferuar në Torino.

Conte, që nuk e ka të ardhmen të sigurt me Chelsean do të donte që të nënshkruante me Florenzin pavarësisht cilin klub do të drejtojë në të ardhmen, kjo do të thotë që Juventus duhet të tregohet e shpejtë në negociata për ta bindur futbollistin të transferohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here