Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic mendon se Juventus dhe Napoli do të luftojnë për titullin e kampionit deri në momentin e fundit.
Napoli momentalisht gjendet në pozitën e parë me 66 pikë, kurse Juventus ka një pikë më pak në pozitën e dytë. Në dhjetë ndeshjet e fundit të dy klubet kanë arritur 9 fitore dhe një barazim dhe është e qartë se do të kemi një luftë të vërtetë deri në fundin e kampionatit.
Kështu mendon edhe Miralem Pjanic.
“Do të jetë betejë e nxehtë ndërmjet nesh dhe Napolit deri në momentin e fundit. Në këto momente jemi vetëm një hap pas tyre. Nuk kemi hapësirë për gabim edhe pse para nesh kemi periudhën me ndeshje si mysafirë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të shëndoshë dhe të përgatitur 100%. Shpresoj se lojtarët e lënduar do të kthehen së shpejti, pasiqë kemi nevojë për betetjë në tre fronte”, ka deklaruar Pjanic,