Siç bën të ditur “Sports Illustrated”, agjenti kontroverz Mino Raiola, po kërkon klub të ri për klientin e tij Pogba.
Pas “Illustrated” lajmi është botuar edhe nga mediat tjera.
Siç bëhet e ditur, Raiola dëshiron që ti sigurojë Pogba-s tranferim te Real Madridi.
Por Madrilenët nuk janë të interesuar për tranferimin e tij, shkas për këtë është paga e tij e lartë prej 300 000 paundëve në javë.
Real nuk e ka problem ta paguajë një shumë të tillë, por sipas tyre francezi nuk e meriton një pagë të tillë për shkak të formës së dobët.
Pogba edhe te United nuk po kalon momente të mira pasiqë ishte në pankinë kundër Newcastle, gjithashtu Pogba nuk filloi nga minuta e parë kundër Sevillas.