Ranieri dëshiron stolin e Italisë

Njëri nga trajnerët më të njohur në historinë e futbollit, Claudio Ranieri nuk fsheh ambiciet e tij për tu bërë trajneri i përfaqsueses së Italisë.

Pas mos kualifikimit të Italisë në Botërorin e Rusisë dhe pas shkarkimit të Venturës, kandidati kryesorë për stolin e Italisë është Ranieri.

“Çdo trajner italian ëndërron që të bëhet trajner i Italisë. Kam kontratë me Nantes edhe për dy vite, por nëse Italia më thërret atëherë do të kërkoj nga presidenti të më lirojë”, ka deklaruar Ranieri.

Nantes këtë vit me Ranierin po luan shkëlqyeshëm dhe gjendet në pozitën 5 me 39 pikë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here