Real hap dyert për largimin e Gareth Bale

Gareth Bale po vazhdon të qëndrojë në pankinë dhe duket se Reali ka vendosur që ta shesë atë në merkaton verore.

Wellsiani nuk luajti kundër PSG në Ligën e Kampionëve nga minuta e parë, gjithashtu nuk e filloi nga minuta e parë kundër Leganes dhe Real Sociedad.

Është e qartë se Bale nuk mund të rikthehet në formacion të parë para Asensios dhe të rinjve të tjerë që kanë potencial të madh.

Nga kryesia e klubit janë të gatshëm ta shesin atë në merkaton verore. Agjenti i Bale, Jonathan Barnet ka deklaruar se klienti i tij vlen aq sa Neymar 222 milionë euro.

Te Reali nuk presin që ta shesin me një shumë të tillë, kurse skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here