Sergi Roberto nënshkruan një kontratë të re me Barcelonën!

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu lavdëroi yllin e talentuar Sergi Roberto pas nënshkrimit të një kontrate të re me blaugranat.

Pas nënshkrimit të kontratës Sergi Roberto deklaroi se asnjëherë nuk e kishte menduar largimin nga klubi i Barcelonës.

26 vjeçari i cili në fillim karrierën e ka nisur si mesfushor por pastaj kaloi në anën e djathtë të mbrojtjes deklaroi se me kontratën e re ka larguar të gjithë interesimet që vinin nga klube të mëdha europiane.

Një lojtar i rregullt në formacionin e Ernesto Valverdes e ka ndihmuar klubin e tij të fëmijërisë që të krijojë një avantazh prej 7 pikësh nga skuadra e Atletico Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here