Stoger: Reus është i nevojshëm për çdo skuadër!

Sulmuesi po përflitet shumë për një trasnferim në Serie A tek Milan gjatë verës, por Dortmund është e etur që ta mbajë yllin gjerman në skuadër.

Trajneri i Borussia Dortmund Peter Stoger deklaroi se Reus është i nevojshëm për çdo skuadër duke komentuar me një anë interesimin e skuadrës milaneze.

Reus 28 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka vuajtur disa dëmtime kur vitin e kaluar pati një operacion në gju i cili e mbajti plot 8 muaj jashtë fushave të blerta dhe u rikthye në fillim të muajit Shkurt.

Goli i tij ishte vendimtar në fitoren minimale 1-0 ndaj Borussia Monchengladbach, gol që njëkohësisht tregoi rëndësinë që ka futbollisti për Dortmund.

Mirëpo gjatë kësaj vere për skuadrën gjermane do të jetë e vështirë që të mbajnë yllin e saj në skuadër pasi shumë skuadra të mëdha europiane duket se kanë shfaqur interesim për futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here