Totti: Salah një prej lojtarëve më të mirë në botë!

Francesco Totti ka përshkruar ish-bashkëlojtarin e ekipit te Roma, Mohamed Salah, si njërin nga lojtarët më të mirë në botë.

Salah u largua nga Roma për tek Liverpool në një marrëveshje të verës së kaluar që arrin në 50 milionë euro.

Transferimi i yllit egjiptian ka qenë një zbulim i vërtet për Redsat, pasi Salah deri më tani ka shënuar 30 gola në vetëm 36 paraqitje.

Loja e egjiptianit dhe performancat e tij janë lavdëruar teje mase në Angli, por tani lëvdata për të kanë ardhur edhe nga legjenda e Romës, Totti.

“Me nivelin që ai po luan në këtë moment, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë – dhe mendoj se ai mund dhe do të bëjë edhe më mirë”, ka thënë fillimisht Totti për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Unë e njoh atë mirë. Ai është një mik i mirë dhe dëshiron të vazhdojë të përmirësohet, të vazhdojë të përmirësohet si lojtar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here