VIDEO: De Gea-s iu deshën vetëm 0.18 sekonda për ta bërë pritjen fantastike!

Nëqoftëse De Gea nuk do të ishte në portën e Unitedit mbrëm, vështirë se Sevilla-Manchester United do të mbaronte 0-0.

Edhe pse Sevilla nuk kishte shumë raste, portjerti spanjoll dyherë bëri pritje fantastike. Në vazhdimin e pjesës së parë priti një goditje të shkëlqyeshme nga Nzonzi, por edhe në vazhdimin e akcionit ishte i shkëlqyeshëm.

Nzonzi asistoi deri te Muriel, i cili ishte vetëm 5 metra larg golit, ai goditi topin me kokë por De Gea reagoi në mënyrë fantastike.

De Gea-s iu deshën vetëm 0.18 sekonda për ta bërë pritjen e topit, i cili po vinte me shpejtësi prej 91.4 kilometrave në orë, ndërsa Muriel goditi nga 4.5 metra distancë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here