Wanda frikëson „neroaxurët“: Jemi në kontakt me dy klube!

Bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, me deklaratën e saj ka konfirmuar se për Icardin janë të interesuar dy klube.

Icardi tani është besnik ndaj Interit, por nëse skuadra nuk arrinë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, qëndrimi i tij në Milano do të jetë në pikëpyetje.

Wanda Nara e cila është agjentja e tij ka konfirmuar se ka kontakt me dy klube të cilat dëshirojnë ta tranferojnë Icardin në merkaton e verës.

“Kohëve të fundit, disa klube dëshirojnë shërbimet e Icardit. Kemi vendosur kontakt me dy klube. Unë mendoj për të ardhmen e Icardit, do të duhet ta vlerësoj situatën dhe së bashku ta bëjmë zgjedhjen më të mirë”.

Nara u pyet nga gazetarët për emrat e klubeve, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk ka emra”.

Megjithatë spekulohet se bëhet fjalë për Manchester United dhe Real Madrid.

Icardi te Inter ka luajtur 147 ndeshje dhe ka shënuar 89 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here