Ylli i ri i Dortmundit nën shënjestrën e Chelsea dhe Bayern, „milionerët“ kanë vendosur çmimin!

Chelsea dhe Bayern janë në garë për yllin e Borussia Dortmund.

Bëhet fjalë për Christian Pulisic i cili me paraqitjet e tij ka mahnitur Europën.
Chelsea bashkëpunoi me Dortmund merkaton e dimrit kur e dërguan Batshuayin në huazim te gjermanët.
Por nëse Chelsea dhe Bayern janë të interesuara për Pulisic do të duhet të paguajnë mirë.
“Në rast se e dëshironi Pulisicin do të duhet të paguani 88 milionë paund”, kanë porositur nga klubi i Dortmundit.
Kur është Bayern në pyetje, nuk do të ishte çudi që ta shohim atë te bavarezët. Viteve të fundit Bayern ka blerë disa lojtarë nga Dortmund, Lewandowksi, Hummels, Gotze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here