Kombëtarja angleze po kërkon që ta bëjë për vete talentin e Manchester United Scott McTominay dhe mund ti japë mundësinë për të luajtur për vendlindjen e tij që në muajin e ardhshëm, raporton ESPN.
“Tre Luanët” po kërkojnë që të mposhtin konkurencën e Skocisë për 21 vjeçarin, i cili shkëlqeu të mërkurën me Manchester United në ndeshjen e Champions League ndaj Sevillas.
McTominay mund të luajë për kombëtaren skoceze për shkak të gjyshërve të tij.