Atletico Madrid në ndjekje të yllit të West Ham!

Talenti i West Ham Reece Oxford ka tërhequr vëmendjen e Atletico Madrid dhe mund të jetë një nga blerjet e mundshme të verës për “Los Colchoneros”, raporton The Telegraph.

19 vjeçari këtë sezon është huazuar tek skuadra gjermane e Borussia Monchengladbach dhe ka arritur që të sigurojë një vend titullari tek skuadra nga Bundesliga.

Spanjollët e shohin lojtarin si një investim afatgjatë në qendër të mbrojtjes kurse skuadra e West Ham e vlerëson futbollistin 12 milionë funta, çmim i përballueshëm nga skuadra e kryeqytetit spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here