Barcelona dëshiron Pogban?-Mourinho ka një ide, mesfushorin e Barcelonës dhe para!

Ashtu siç po qendrojë gjërat, Paul Pogba është drejt largimit nga Manchester United.

Mourinho për disa ndeshje nuk e ka futur atë në lojë nga minuta e parë dhe sipas mediave Pogba ka kërkuar nga kryesia largimin nga “Old Trafford”.

Fillimisht erdhën lajme se francezi do të rikthehet te Juventus, por “Zonja e Vjetër” nuk ka mundësi tja ofrojë atij një pagë të tillë.

Informacionet më të reja bëjnë të ditur se Pogba mund të transferohet në Barcelonë.

Mourinho nuk është kundër lirimit të Pogbas nëse Barcelona e lejon Rakiticin të transferohet te Manchester United.

Sipas mediave angleze, Mino Raiola ka kontaktuar me klubin Katalanas dhe në rast se Barcelona është e gatshme ta lirojë Rakiticin atëherë mund ta shohim Pogban në “Camp Nou”.

Pogba këtë sezonë ka luajtur në 24 ndeshje për Manchester Unitedin dhe ka shënuar 3 gola dhe 10 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here