Klopp dëshiron yllin e Napolit

Liverpool verën e kaluar e transferoi Mohamed Salah nga Italia, kurse mediat italiane bëjnë të ditur se The Reds do të përforcohen përsëri nga Serie A.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar për lojtarin e Napolit, Piotr Zieliński.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Liverpooli është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për firmën e polakut.

Zielinski edhe në të kaluarën ishte pranë transferimit në Liverpool, por vendosi të transferohej te Napoli.

Zielinski është njëri nga lojtarët kyç te Napoli, këtë sezonë dhe mbetet ta shohim se a janë të gatshëm napolitanët ta lirojnë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here