Manchester City pas Sterling në finale

Raheem Sterling sipas të gjitha gjasave do ta humbasë ndeshjen kundër Arsenalit në finalen e League Cup.

Finalja do të luhet të dielën në Wembley, kurse Guardiola para ndeshjes bëri të ditur se Sterling ka probleme me muskulin.

“Sterling ka problem me muskujt dhe nuk e di nëse do të luajë kundër Arsenalit”, ka deklaruar Guardiola.

Megjithatë Gabriel Jesus do të jetë në dispozicion të Guardiolës.

Guardiola i cili ka 11 fitore nga 12 finale të luajtura, ka deklaruar se në portën e Cityt do të jetë Bravo dhe jo Ederson.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here