McLaren “vishet” me ngjyrë portokalli!

McLaren për sezonin e vitit 2018 ka zgjedhur ngjyrën e portakallit për  makinën që do mbrojë emrin e saj në kampionatin e Formula 1.

Por skuadra nga Woking ka bërë prezantimin zyrtar të njëvendëshes MCL33, me të cilën do të garojë në vitin 2018. Kjo është e parë makinë e skuadrës McLaren që është motorizuar nga ana e Renault.

Edhe dizajni është komplet i veçantë me portokallinë e theksuar dhe pak ngjyrë të zezë sikurse makina e parë McLaren që kishte garuar në Formula 1 para 50 viteve.

Skuadra britanike ka konfirmuar të njejtët pilotë edhe për këtë sezon, me spanjollin Fernando Alonso dhe belgun Stoffel Vandoorne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here