Pjanic zbulon dëshirat e tij

Lojtari i Juventusit, Miralem Pjanic ka zbuluar dëshirat e tij.

“Biankonerët” kanë fituar 7 Scudetto rradhazi dhe 3 herë rradhazi Kupen e Italisë, kurse tani ata dëshirojnë që ta fitojnë tripletën. Ata e humbën këtë mundësi 2 herë pasiqë humbën kundër Barcelonës dhe Realit në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Dëshirojmë Scudetton, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Ne jemi skuadër që dëshiron të fitojë gjithçka. Mendoj se në kampionat do të luftojmë deri në fund me Napolin, kurse ndeshja ndërmjet nesh mund të jetë vendimtare. Ne dëshirojmë të fitojmë gjithçka”, ka deklaruar Pjanic i cili foli edhe për eleminimin e Napolit nga Europa League.

“Më vjen keq që Napoli u eleminua nga Europa League pasiqë ata mund ta fitonin atë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here