Bisedimet për rinovim e kontratës së Martial janë ndalur!

Bisedimet për nënshkrimin e një kontrate të re në mes të Anthony Martial dhe Manchester United kanë ndaluar, raporton RMC Sport.

Kontrata e 22 vjeçarit skadon në qershor të 2019 por transferimi i Alexis Sanchez tek “Djajtë e Kuq” ka vënë në dyshim të ardhmen e Martial.

Tottenham dhe Inter po ndjekin nga afër situatën e futbollistit dhe në qoftë se nuk nënshkruan një kontratë të re do të tentojnë që ta transferojnë futbollistin e kombëtares franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here