Gattuso: Kalinic apo Cutrone? Do të luajë ai që do të vrapojë 90 minuta!

Milan këtë javë do të luajë kundër Romës në Olimpico dhe do të tentojë ta vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje, e cila për momentin është 11.

Gattuso është në dilemë ndërmjet, Nikola Kalinic dhe Patrick Cutrone.

Kalinic është rikuperuar nga lëndimi, por mungesën e tij e ka shfrytëzuar Cutrone.

Gattuso u pyet nga gazetarët se cili do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë.

“Kam vendosur se cili do të luajë, por nuk do të tregoj. Skuadra e cila do të luajë do të jetë e gatshme të vrapojë 90 minuta. Nuk guxojmë të bëjmë hap fallco në këtë periudhë të rëndësishme. Nuk e prisja që kjo skuadër do të mësohet kaq shpejtë me këtë koncept loje. Sidomos për mbrojtjen, jam shumë i lumtur që po përparojmë me shpejtësi të madhe”, ka deklaruar Gattuso.

Ndeshja mes Romës dhe Milanit do të luhet nesër me fillim prej orës 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here