Liverpool tërheq vëmendjen e Alisson!

Liverpool, Juventus dhe Paris Saint Germain janë disa nga skuadrat që kanë shfaqur interesim për portierin e Romës Alisson, por skuadrave u është bërë e ditur se vetëm një ofertë e majme do të bindë romanët që të shesin portierin e tyre.

Portieri brazilian duket se do të krijojë një betejë të madhe kur të hapet merkatoja në verë, edhe pse për të siguruar shërbimet e tij duhet të derdhin plot 100 milionë euro në arkat e Romës.

The Reds” mesa duket do të bëjnë një superofertë gjatë verës pasi problemet më të mëdha po i hasin në portë, por edhe i kanë mundësitë financiare pas shitjes së Coutinhos tek Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here