Milan, Juventus dhe Liverpool në garë për Ceballos!

Juventus, Milan dhe Liverpool duket se do të zhvillojnë një betejë të ashpër këtë verë për mesfushorin e Real Madrid Dani Ceballos, transmeton Calciomercato.com.

21 vjeçari ka firmosur vitin e kaluar me Real Madrid por nën drejtimin e Zinedine Zidane ka hasur probleme për të siguruar një vend në formacionin e parë dhe ishte dukshëm i zhgënjyer kur Zidane e futi të mërkurën ndaj Leganes vetëm në minutën e fundit.

Verën e kaluar Reali pagoi 16.5 milionë euro për Ceballos por tani nuk do ta shesë futbollistin nën çmimin e 30 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here