Shkëmbim i madh në relacionin „Old Trafford“-„Santiago Bernabeo“!

Sipas së përditshmes spanjolle “Diario Gol” një shkëmbim i madh mund të ndodhë në merkaton verore ndërmjet Manchester United dhe Real Madridit.

Bëhet fjalë për shkëmbimin e portjerit De Gea dhe Gareth Bale.

De Gea ishte disa herë pranë transferimit te Reali. Nga ana tjetër është e qartë se për Gareth Bale nuk ka më vend te Madrilenët.

Jose Mourinho është gjithashtu i interesuar për shërbimet e wellsianit, pasiqë portugezi beson se Bale mund të rikthehet në formën e duhur.

Mbetet të shohim se a do të ndodhë një shkëmbim i tillë pasiqë edhe De Gea dëshiron të rikthehet në Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here