Umtiti po mendon seriozisht transferimin tek Manchester United!

Qendër mbrojtësi i Barcelonës Samuel Umtiti po mendon seriozisht një transferim tek skuadra e Manchester United, raporton Don Balon.

24 vjeçari po kërkon nga klubi një marrëveshje të re me pagë më të madhe pasi francezi tanimë është bërë pjesë e formacionit të parë tek katalanasit.

Umtiti po kërkon 135,000 funta në javë ndërkaq Barcelona është e gatshme ti japë 100,000 dhe kjo gjë po e shtyn përfaqësuesin e kombëtares franceze të mendojë një transferim tek “Djajtë e Kuq” të cilët do tja plotësonin dëshirën për pagën e kërkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here