De Gea me ultimatum, a do të mbetet te United?

David De Gea për momentin është portjeri më i mirë në Europë.

De Gea po kalon një formë të shkëlqyeshme dhe me pritjet e tij po shpëton Manchester Unitedin këtë sezonë. “Djajtë e Kuq” tani po përgatisin kontratë të re për spanjollin.

Megjithatë spanjolli është në shënjestrën e Real Madridit dhe ende nuk është e qartë se a do të qëndrojë në “Old Trafford” apo do të largohet.

Mediat angleze shkruajnë se De Gea ka vendosur ultimatum, ai dëshiron të përfitojë 300 000 paund në javë që të mbetet në Manchester.

Kjo don të thotë që De Gea kërkon të përfitojë 18 milionë paund në vit, një shumë e lartë për një portjer edhe pse bëhet fjalë për De Gean. Mbetet ta shohim se a do ta pranojë United një gjë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here