Donnarumma largohet nga San Siro, Milan ka arritur marrëveshje me portjerin e ri

Gianluigi Donnarumma vitin e kaluar përjetoi një periudhë me turbulenca te Milani. Fillimisht refuzoi ta vazhdonte kontratën me Milanin, por pas presionit nga tifozët ai mbeti në “San Siro”.

Edhe pse e vazhdoi kontratën me Milanin, situata me tifozët nuk ka ndryshuar shumë. Agjenti i tij Mino Raiola ka deklaruar se klienti i tij do ta prishë kontratën, pasiqë është detyruar nën presion ta nënshkruajë kontratën e re me Milanin.

Sipas mediave italiane te Milani janë pajtuar me këtë fakt se Donnarumma mund të largohet dhe kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për portjerin e Napolit, Pepe Reina të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe bëhet lojtarë i lirë. Sipas “Football Italia”, Milan dhe Reina kanë arritur marrëveshje dhe në fund të sezonit Reina do të transferohet në “San Siro”.

Megjithatë mbetet ta shohim se a do të largohet Donnarumma nga Milani. Rosonjerët për të kërkojnë 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here