Mourinho gati 80 milion euro për lojtarin e tij të preferuar!

Mediat italiane dhe ato angleze shkruajnë se dëshira më  e madhe e Jose Mourinhos për merkaton e verës është Milinković-Savić.

Carrick do të penzionohet, Fellaini do të largohet nga skuadra në fund të sezonit, kurse e ardhmja e Pogbas dhe Hereras nuk është e qartë dhe prandaj Manchester United ka nevojë për një mesfushorë cilësorë.

Milinković-Savić me paraqitjet e tij ka shtuar interesimin e disa klubeve europiane.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Jose Mourinho ka përgatitur ofertën prej 80 milionë eurove për lojtarin e Lazios.

Megjithatë mbetet ta shohim se a do ta lejojë Lazio që Savic të largohet për shumën e 80 milionë eurove duke pasur parasyshë se edhe Juventus dhe Real Madrid janë të interesuara për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here