Tare: Kemi refuzuar ofertën prej 70 milionë eurove për Savic

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar për mediat italiane se në adresë të klubit kanë arritur oferta për Milinkovic Savic.

Për disa ditë po spekulohet se Savic në fund të sezonit do të largohet nga Lazio, kurse klubet e interesuara për të janë Manchester United, Juventus dhe PSG.

Tare ka konfirmuar se në adrësë të Lazios verën e kaluar ka ardhur ofertë prej 70 milionë eurosh, por nuk ka cekur se cili klub.

“Verën e kaluar kemi marrë ofertë për Savic, por e kemi refuzuar  atë pa u menduar.Dëshirojmë një Lazio të fortë, kurse ai është njëri nga lojtarët tanë kyq. Spekulime do të ketë gjithmonë, por për momentin Savic është lojtarë i jonë”, ka deklaruar Tare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here