Tifozët e Chelsea në panik: Vetëm edhe ai na duhej

Kohëve të fundit po spekulohet se Antonio Conte do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Conte-s nuk po i ecin gjërat mirë këtë sezonë edhe pse në sezonin e tij të parë ai fitoi kampionatin. Mbarimi i sezonit do të jetë interesantë, kurse tifozët e Chelsea shpresojnë se Conte mund të bëjë diçka në Champions League.

Mediat angleze kanë filluar të spekulojnë se kush do të jetë pasuesi i Contes. Për një kohë të gjatë është spekuluar se Luis Enrique do ta marrë stolin e Chelsea në fund të sezonit, por tani në listë është edhe trajneri holandez, Louis van Gaal.

Holandezi e fitoi FA Cup me Manchester United në 2016 dhe disa ditë më pas u shkarkua.

Tifozët e Chelsea në rrjetet sociale janë kundër holandezit dhe kanë porositur që Abramovich mos të mendojë për një opcion të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here