Wenger thumbon Guardiolën- City është i suksesshëm për shkak të lojtarëve, e jo përshkak të menaxherit!

Arsenal dhe Manchester City këtë pasdite do të përballen njëra me tjetrën në finalen e League Cup, kurse para ndeshjes Wenger ka thumbuar kolegun e tij Pep Guardiola.

Sipas strategut francez, sukseset e “qytetarëve” këtë sezonë nuk janë meritë e Guardiolas, por e lojtarëve të Cityt.

“Mendoj se Guardiola nuk e ka ngritur statusin e Cityt, pasiqë në këto momente Barcelona mbetet ende klubi më i fortë në botë. Nuk e di sa është ai meritor për këto rezultate të Cityt, pasiqë ka në dispozicion disa lojtarë fantastik. Ne menaxherët mund të ndikojmë në filozofinë e skuadrave, por në futbollin modern janë lojtarët ata që vendosin”, ka deklaruar Wenger.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet me fillim prej orës 17:30 në stadiumin legjendar “Wembley”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here