Barcelona dhe Chelsea janë shumë të interesuara për të firmosur me talentin e skuadrës së Inter, Yann Karamoh.
Sipas “The Mirror”, progresi i Karamoh u ka rënë në sy edhe dy gjigantëve Evropian, Chelsea dhe Barcelona, madje këta të fundit kanë dërguar edhe vëzhgues për ta përcjellë nga afër talentin francez.
Pavarësisht se francezi u huazua për dy vite nga Caeni te Interi, deri në fund të sezonit 2018/19, nuk mund t’i ndalojë dy klubet që ta sigrojnë shërbimet e 19 vjeçarit.
Karamoh ishte vendimtar për Interin kur shënoi golin e fitores kundër Genoas më herët këtë muaj.