Buffon rikthehet në kombëtare, përçarje brenda skuadrës kombëtare!

Vendimi i parë i trajnerit “të përkohshëm” të Italisë, Gigi Di Biagio ka shkaktuar debat të thellë mes sportdashësve italianë e jo vetëm.

Tekniku trego këtë të hënë se Buffon do të jetë i grumbulluar për miqësoret e muajit mars, e më pas do të vendosë nëse do ta mbajë më me “të kaltrit” apo jo.

Pavarësisht vlerësimit për portierin e Juventusit, një pjesë e tifozëve, të paktën nëse gjykojmë nga reagimet në rrjetet sociale, nuk është dakord me përzgjedhjen e trajnerit për t’i besuar edhe më tej 40-vjeçarit juventin.

Portierit i atribuohet vështirësia “për t’u bërë mënjanë”, siç ka ndodhur edhe me të gjithë yjet e tjerë të futbollit. Ndërsa trajneri dhe Federata (FIGC) akuzohen për një “rinovim” të çuditshëm që nis nga veteranët, me në krye Buffonin.

Sipas disa tifozëve, qoftë edhe 2-3 ndeshje që mund të luajë portieri bardhezi me Italinë përbëjnë thjesht një “kohë të humbur kot” sa i përket rinovimit aq shumë të dëshiruar të kombëtares axurre, ndërsa për disa të tjerë, ndoshta pak ekstreme, kjo është shenjë e paaftësisë italiane për të kthyer faqe, në çdo fushë të jetës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here