Neymar do të luajë kundër Real Madrid!

Frymëmarrje çliruese në shtëpinë e PSG për gjendjen fizike të Neymar, i cili u largua më barrelë nga fushë në takimin e fituar 3-0 ndaj Olimpique Marseille.

Brazialiani ka publikuar një foto ku shfaqet kavilja e fashuar, shoqëruar me mesazhin. “Mjafton për sot”. Sipas trajnerit Unai Emery, Neymar do të mungojë në dy takimet e ardhshme, një në Kupën e Ligës dhe një tjetër në kampionat.

Kjo do të thotë se 26-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe me Reali Madrid  në Champions, ku kërkohet përmbysja e humbjes 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Neymar u transportua menjëherë me ambulancë në Spitalin AmerikanNeully, por fatmirësisht ekzamimimet e kryera nuk verifikuan dëmtime serioze në kavilje.

Gjithsesi, për ditët në vazhdim do ta mbajë ta fashuar kaviljen, duke humbur kështu dy ndeshjet e javës, të mërkurën në çerekfinale të Kupës së Ligës dhe të shtunën ndaj TroyesLigue 1. Sipas Emery, “Neymar do të luajë me 6 mars ndaj Realit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here