Real Madrid dëshiron të riblejë ish lojtarin e saj!

Real Madrid është e gatshme ti paguajë 4 milionë euro Eintracht Frankfurtit për të siguruar shërbimet e ish lojtarit të Los Blancos Omar Mascarell, raporton AS.

Mesfushori ka luajtur 6 sezone me Real Madrid ku më së shumti ka luajtur për skuadrat B dhe C para se të transferohej në Gjermani në 2016.

Mascarell ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Frankfurt deri para se të pësojë një dëmtim që do ta linte jashtë fushave dhe ia reduktoi dukshëm numrin e paraqitjeve për skuadrën gjermane.

25 vjeçari edhe pse i dëmtuar prapë ka ngjallur interesimin e Real Madrid të cilët duan ta riblejnë ish futbollistin e tyre, ndërsa mësohet se Frankfurt në këmbim të tij do të kërkojë Marcos Llorente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here