Real Madrid mesa duket do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar shërbimet e një prej portierëve më të mirë në botë për momentin, David De Geas të Manchester United, raporton Mundo Deportivo.
Portieri i “Djajve të Kuq” është objektivi kryesor i madrilenëve gjatë afatit veror por mesa duket ai mund të jetë një mision i pamundur për 12 herë kampionët e Europës.
Real Madrid nuk është e gatshme të japë më shumë se 90 milionë euro për spanjollin dhe zgjidhja më e mira për portën e Los Blancos mbetet gardiani i portës së Chelsea Thibaut Courtois.