Real Madrid në kërkim të yllit të Lazios!

Gjatë kësaj vere Real Madrid po shpreson shumë se mund të transferoj në Santiago Bernabeu yllin e skuadrës së Lazios Sergej Milinkovic-Savic, raporton Marca.

22 vjeçari është shndërruar në objektivin kryesor të disa prej skuadrave më të mëdha europiane, ku drejtori sportiv i Lazios Igli Tare deklaroi se ditë më parë klubi refuzoi një ofertë 70 milionë euroshe për futbollistin.

Tek Real Madrid, Milinkovic-Savic mund të zërë vendin e Toni Kroos i cili mendohet se do të largohet nga Madridi gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here