Skriniar dëshiron të kalojë shumë vite tek Inter!

Lojtari i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane Milan Skriniar ka hidhëruar të gjitha duke deklaruar se ka dëshirë që edhe për shumë vite të vazhdojë karrierën tek Inter.

23 vjeçari ka qenë i përfolur shumë se mund të transferohet tek Barcelona, Real Madrid ose Manchester United pas një sezoni të parë impresionoues që ka pasur me Inter.

Por mesa duket Skriniar dëshiron që të mbetet në zemrat e të gjithë tifozëve interist duke vazhduar ti qëndrojë besnik skuadrë së tij aktuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here