Usain Bolt: Kam nënshkruar me një skuadër futbolli!

Fituesi i tetë medaljeve olimpike Usain Bolt deklaroi se të martën do të bëjë publik emrin e skudrës që ka nënshkruar, por ai shtoi se kishte plot 12 oferta nga klube të ndryshme.

Atleti i madh Usain Bolt e bëri të ditur se ka nënshkruar një kontratë dhe të martën do të bëhet i ditur edhe emri i skuadrës në fjalë.

Bolt i cili i tha lamtumirë atletikës në vitin 2017 ka qenë gjithmonë një fans i madh i futbollit ku klubi i tij i preferuar ishte Manchester United.

Usain Bolt aktualisht është në moshën 31 vjeçare por gëzon një formë të shkëlqyeshme fizike e cila mund ta ndihmojë shumë në karrierën e re që do të fillojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here