Insigne: Titulli në duart e Napolit!

Titulli i kampionit në Serie A është plotësisht në duart e Napolit pas fitores së thellë 5-0 ndaj Cagliarit të hënën mbrëma, sipas Lorenzo Insigne.

Napoli është në formë të shkëlqyer këtë sezon në Serie A, pasi i ka fituar 22 ndeshje dhe e ka humbur vetëm një në 26 në total deri tani.

Insigne mendon se Napoli e ka titullin në duar. Napolitanët kanë 69 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Juventusi në vendin e dytë, i cili, megjithatë, e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Jemi të parët dhe e kemi në duar”, ka thënë Insigne për Mediaset Premium.

“Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Juve nuk do të heqë dorë, por ne e kemi dëshmuar se kemi karakter të fortë dhe zemër të madhe”, ka shtuar ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here