Asgjë më nuk do të jetë e njejtë: UEFA ndryshon orarin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Shtëpia e futbollit europian, UEFA, sot ka bërë të ditur se ka bërë ndryshime në orarin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Për vite me rradhë ndeshjet janë luajtur të martën dhe të mërkurën me fillim prej orës 2045, por tani ky orarë do të shkojë në histori.

UEFA edhe zyrtarisht e konfirmoi se ka marrë vendim që orari i ndeshjeve është ndryshuar. Ndeshjet do të luhen të martën dhe të mërkurën por në dy termine të ndryshme.

Ndeshjet e para do të luhen me fillim prej orës 18:55, kurse ndeshjet e dyta me fillim prej orës 21:00.

UEFA ka bërë të ditur se orari është ndryshuar me qëllim që fansat e futbollit të kenë mundësinë të shikojnë më shumë ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here