Carrasco tregon arsyet e transferimit në Kinë!

Yannick Carrasco ka treguar arsyet përse ka vendosur që të transferohet nga Atletico Madrid për skuadrën kineze të Dalian Yifang.

Së bashku me të do të transferohet edhe bashkëlojtari i tij Nicolas Gaitan i cili do të transferohet për një shifër të paditur.

“Vendosa që të largohem nga Atletico Madrid për të filluar një aventurë të re me Dalian Yifang, dhe për tju bashkuar projektit të Wanda Group” deklaroi belgu për largimin e tij.

“Kampionati kinez po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm, kushtet për tu stërvitur janë të jashtëzakonshme, infrastruktura është moderne dhe ata kanë nevojë për futbollistë dhe fansa”.

“Jam i lumtur dhe mezi që pres që të transferohem atje dhe të takohem me bashkëlojtarët e mi”- deklaroi në fund Carrasco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here