Kovacic rikthehet në Itali?

Futbollisti i Real Madridit, Kovacic, në fund të sezonit mund të rikhehet përsëri në Itali.

Sipas “Coriere Dello Sport” kroati në merkaton e verës do të jetë shënjestra kryesore e skuadrës së Romës.

Kovacic u transferua te Reali në vitin 2015, por për shkak të konkurencës së fortë ai nuk arriti ta sigurojë vendin e tij në formacionin e parë dhe madrilenët janë të gatshëm ta shesin atë në fund të sezonit.

Te skuadra e Romës e shohin atë si zëvendësuesin ideal të De Rossit.

Real është i gatshëm ta shesë atë për 30 milionë euro, shifër kjo që nuk është problem për skuadrën e Romës.

Kovacic ka kontratë me Realin deri në vitin 2021.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here