Low një nga kandidatët për stolin e Arsenal!

Arsenal po e shikon Joachim Low si një nga 5 kandidatët kryesorë për të marrë postin e trajnerit tek londinezët pasi Arsene Wenger me shumë mundësi mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni.

Humbja e rëndë kundër Manchester Cityt në finalen e kupës Carabao, problemet e shumta në Premier League tregojnë se ndërrimi i trajnerit është pothuajse një punë e kryer.

Përveç Joachim Low emrat tjerë të përfolur për të marrë vendin e Wenger janë: Leonardo Jardim, Paulo Fonseca, Mikel Arteta dhe Brendan Rodgers.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here