Max Meyer ka refuzuar ofertën e dytë të ofruar nga skuadra e Schalke 04 për të rinovuar kontratën duke lënë të kuptohet se futbollisti do të largohet në fund të sezonit nga kjo skuadër.
Schalke 04 i ka ofruar një kontratë prej 5.5 milionë eurosh Max Meyerit por futbollisti ka refuzuar edhe këtë ofertë.
Skuadra si Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Barcelona kanë qenë të përfolura se mund ta transferojnë lojtarin dhe kjo ka bërë që Meyer të refuzojë çdo ofertë nga Schalke 04 për tu transferuar tek ndonjë skuadër europiane.