Në Premierleague do të luhet ndeshje All Stars?

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, në Twitterin e tij ka propozuar që në Premierleague të luhet ndeshje All Stars ashtu si në NBA.

Belgu mendon se Premierleague do të bëhej edhe më interesante dhe tifozët do të kenë mundësinë ti formojnë dy skuadra.

All Stars në NBA luhet që nga viti 1951. Në rast se Premierleague do ta bënte një ndeshje të tillë do të bëhej liga e parë në Europë, që do të organizonte një ndeshje të tillë, kuptohet nëse federata e futbollit do ta lejojë një gjë të tillë.

“Ja një ide, NBA ka ndeshje All Stars, a nuk do të ishte mirë që edhe ne ta luanim një ndeshje të tillë në Premierleague? Veriu kundër Jugut, kurse tifozët do të votojnë se kush do të luajë në skuadër”, ka shkruar Lukaku  në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here