Raul: Zidane është trajneri i duhur për Real Madrid!

Raul shpreson që Zidane të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Madrid.

Raul Gonzales, legjenda e Real Madridit, tani krahu i djathtë i Florentino Perez, ka bërë të ditur se dëshira e të gjithëve është që Zinedine Zidane të vazhdojë të jetë trajner i Los Blancos edhe sezonin e ardhshëm.

Reali rrezikon të mbesë pa trofe këtë edicion, çka ka shtyrë mediat të spekulojnë për të ardhmen e francezit.

Zidane është fantastik, ka qenë këtu për dy vite dhe ka fituar dy Champions League, La Ligan dhe shumë trofe tjera”, u shpreh Raul.

“Zidani është trajneri më i mirë i mundshëm për Real Madridin dhe duam që të vazhdojë këtu edhe në të ardhmen”, shtoi Raul.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here