Reali dhe Barcelona zihen, përfiton Mourinho!

Manchester United është e interesuar për mbrojtësin e Real Sociedad, Alvaro Odriozola.

“Djajtë e Kuq” për një kohë të gjatë janë duke përcjellur paraqitjet e tij, kurse skautët e Unitedit ishin të pranishëm në ndeshjen e Sociedad kundër Salzburg në Europa League.

22-vjeçari po luan një sezonë të shkëlqyeshëm dhe interesim për të kanë treguar Reali dhe Barcelona.

Vlera e tij në treg është 20 milionë euro, por pritet që verën e ardhshme të kemi një garë të nxehtë për firmën e tij.

United ka vënë kontaktet me agjentin e tij dhe janë të gatshëm ti ofrojnë atij kontratën më të mirë për ta fituar konkurencën me Realin dhe Barcelonën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here