Një tjetër skuadër e madhe europiane në garë për Malcom!

Në garë për anësorin e Bordeaux Malcom ka hyrë edhe gjiganti gjerman i Borussia Dortmund, raporton The Sun.

Skuadra gjermane duket se do të tentojë të transferojë brazilianin pasi do të ishte një ndihmë e madhe për repartin sulmues të verdhezinjve.

Por për të arritur deri tek 20 vjeçari Borussia Dortmund do të ketë një punë shumë të vështirë pasi në garë për të janë edhe skuadrat si Arsenal, Tottenham dhe Bayern Munich gjë që e bën Malcom një lojtar të vështirë për tu blerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here